Koeman me 'dhimbje' koke, konfirmohet dëmtimi i futbollistit të Barcelonës

Koeman me 'dhimbje' koke, konfirmohet dëmtimi i futbollistit të Barcelonës

18:55, 20/01/2021

Sergino Dest ka qenë mungesa kryesore për Barcelonën  në seancën e sotme stërvitore të zhvilluar në “Joan Gamper”, para duelit kundër Cornella në Kupën e Mbretit.

Barça sapo ka publikuar një deklaratë, ku konfirmon dëmtimin e mbrojtësit amerikan. Dest u dëmtua në kofshën e djathtë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbao (2-3). Mirëpo, 20 vjeçari nuk i ka lënë ende pas problemet fizike dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Cornella-s. 

Përveç, Dest te Barça do mungojnë edhe Gerard Piqqe, Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Philippe Coutinho , si dhe Messi, i cili do të vuaj pezullimin me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, pasi goditi me shuplakë kundërshtarin në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao.

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco