Juventus hedh sytë në Brazil, synohet talenti i Palmeiras

Juventus hedh sytë në Brazil, synohet talenti i Palmeiras

18:17, 20/01/2021

Gabriel Veron është një nga talentet më premtues në Brazil. Sulmuesi 18-vjeçar i Palmeiras, këtë sezon po luan vazhdimisht në ekipin e parë dhe brenda pak ditësh do të garojë me Santos për titullin e kampionit në Amerikën e Jugut.

Image

Klubi brazilian e ka blinduar lojtarin  me një kontratë deri në vitin 2025 dhe një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Siç është raportuar nga “Sport” , Barcelona është ndër klubet e përfshira, por për arsye se akoma nuk ka president, nuk do të synojë transferimin e tij.

Image

E përditshmja katalanase raporton gjithashtu interesin e Juventusit, të cilët nuk janë të vetmit, duke pasur parasysh se të dy skuadrat e Mançesterit janë gjithashtu të interesuara për transferimin e Veron në merkaton e janarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco