Udinese dhe Atalanta ndahen në 'paqe'

Udinese dhe Atalanta ndahen në 'paqe'

17:24, 20/01/2021

U mbyll në barazim 1-1 ndeshja e prapambetur në Serie-A (java e 10-të) mes Atalantës dhe Udineses.

Takimi nisi keq për bergamaskët, pasi friulianët kaluan në avantazh pas disa sekondash lojë, me anë të Roberto Pereyra-s.

Skuadra e Gian Piero Gasperinit  filloi të dominonte kundërshtarin dhe Luis Muriel barazoi rezultatin  pak para përfundimit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, me skuadrat që ndanë nga një pikë. Në renditje, Atalanta mbetet e gjashta një pikë prapa vendit të tretë që mbahet nga Napoli, por dhjetë pikë prapa liderëve, Milan. Udinese është pesëmbëdhjeta dhe vetëm katër pikë përpara zonës së kuqe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco