VIDEO/ Vllaznia fiton në sekondën e fundit, Hoxhaj shënon në minutën e 95’

VIDEO/ Vllaznia fiton në sekondën e fundit, Hoxhaj shënon në minutën e 95’

15:55, 20/01/2021

Vllaznia fiton në limitin e kohës shtesë.

Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e 90+5 i dhuroi 3 pikë të çmuara skuadrës së Brdariç. Kur u mendua se sfida do të përfundonte me rrjeta të paprekura, sulmuesi vlonjat i shtangu të gjithë duke goditur saktë me kokë në afërsi të vijës fatale, pas asistit të Adilit.

Pas kësaj fitore, Vllaznia mban kryesimin me 35 pikë të grumbulluara, 9 më shumë se Teuta e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco