Lukaku dhe Haland në shënjestër, Manchester City do njërin prej tyre

Lukaku dhe Haland në shënjestër, Manchester City do njërin prej tyre

21:34, 18/01/2021

Manchester City po përgatitet për një merkato “të nxehtë” verën e ardhshme dhe sipas asaj që zbulon “The Telegraph”, pronarët kanë vënë në dispozicion një buxhet prej 200 milionë stërlinash, apo rreth 225 milionë euro.

Synimi është të sjellin në “Etihad Stadium” nga një futbollist cilësor për çdo repart dhe natyrisht që peshën më të madhe të buxhetit pritet ta marrë sulmi, pasi po kërkohet një goleador që të marrë vendin e Agueros, kontrata e të cilit përfundon në qershor të këtij viti.

Sipas mediave britanike, Erling Haaland dhe Romelu Lukaku janë sulmuesit e preferuar nga trajneri spanjoll Pep Guardiola, i cili ua ka bërë të qartë drejtuesve se dëshiron me çdo kusht njërin prej tyre për sezonin e ardhshëm.

Norvegjezi ka në favor moshën dhe shifrat, por konkurrenca për të është shumë e madhe, pasi ndiqet nga klube si Manchester United, Liverpool, Barcelona e Real Madrid, ndaj kjo e rrit edhe më shumë çmimin e kartonit të tij, ndaj momentalisht më i arritshëm është Romelu Lukaku.

Gjiganti belg është lider i Interit dhe po bën shumë mirë me fanellën zikaltër, por problemet ekonomike të shoqërisë që ka pronësinë e milanezëve, mund të sjellin shitjen e Lukakut, sidomos nëse vjen një ofertë prej 100 milionë eurosh, që do t’i joshte jo pak.

Sulmuesi 28-vjeçar është një njohës mjaft i mirë i kampionatit anglez, pasi aty është rritur dhe ka spikatur si futbollist, dhe për më tepër, do të shtonte forcë fizike në një formacion që shquhet kryesisht për një nivel të lartë teknik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco