FOTO/ Tifozët e Milanit sulmojnë ashpër të fejuarën e Teo Hernandezit

FOTO/ Tifozët e Milanit sulmojnë ashpër të fejuarën e Teo Hernandezit

21:04, 18/01/2021

Pas pozitivitetit me koronavirus të lojtarit të Milanit, Teo Hernandez në rrjetet sociale kanë filluar komentet negative për të fejuarën e tij, Zoi Kristofoli të cilën e akuzojnë se e ka infektuar ajo me virusin e tmerrshëm, mbrojtësin kuqezi, teksa kishte qenë së fundmi për pushime në Dubai.

Tifozët e kuqezi, pretendojnë se ajo nuk i ka respektuar rregullat anti-COVID, duke infektuar titullarin e Milanit.

Nëpër komentet e rrjetit social “Instagram” Zoi i shkruan një komentuesje duke i thënë se ndodhet në karantinë që nga dita e parë e rikthimit në Itali, dhe është në karantinë që prej një jave nën kontrollin e mjekut. “E infektove ti me COVID-19”, ishin disa ndër komentet e shumta që e fejuara e mbrojtësit të Milanit, hasi në profilin e saj në rrjetin social.

Bukuroshja seksi replikon e irrituar me komentuesit, duke deklaruar se do të merret avokati i saj për këto lajme të rreme të krijuara vetëm për publicitet nëpërmjet imazhit të saj dhe partnerit.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco