Vidal: Interi mund ta fitojë Scudetton

Vidal: Interi mund ta fitojë Scudetton

08:55, 18/01/2021

Arturo Vidal beson se këtë sezon Interi mund ta fitojnë titullin në Serie A.

“Neurazzurët” fituan bindshëm 2-0 kundër Juventusit në “Giuseppe Meaza”. Pas ndeshjes, kiliani që njëkohësisht shënoi golin e parë të ndeshjes tha se është i lumtur dhe beson se kanë dëshmuar se mund të fitojnë Scudetto.

“Është e rëndësishme për mua dhe skuadrën që fituam ndaj skuadrës më të mirë në Itali. Jam i lumtur që shënova golin e parë për Interin.

“Mendoj se dëshmuam se jemi në gjendje për këto sfida si Scudetto. Kjo na jep besim të vazhdojmë, të besojmë se mund të fitojmë dhe të mposhtim skuadrën më të mirë në nëntë vitet e fundit. Besoj që mund t’ia dalim”, tha Vidal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco