Interi ‘gjunjëzon’ Juventusin, i bashkohet Milanit në krye të Serie A

Interi ‘gjunjëzon’ Juventusin, i bashkohet Milanit në krye të Serie A

22:46, 17/01/2021

U luajt në “San Siro” supersfida mes Interit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Zikaltrit fituan me rezultatin e pastër 2-0, me golat e shënuar nga Arturo Vidal në pjesën e parë dhe Nicolo Barella në të dytën.

Vidal në minutën e 13-të shfrytëzoi një krosim të Barellës dhe shënoi me një gjuajtje të saktë me kokë, duke zhbllokuar rezultatin.

Për të siguruar fitoren mendoi Barella, i cili realizoi në minutën e 52-të dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi.

Interi me këtë fitore i bashkohet në krye Milanit, i cili do të luajë nesër në transfertë me Cagliarin, ndërsa Juventusi mbetet në vend të katërt me 7 pikë më pak se dyshja milaneze.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco