Mungon goli në Liverpool, Manchester United ruan kreun e Premierligës

Mungon goli në Liverpool, Manchester United ruan kreun e Premierligës

19:31, 17/01/2021

Liverpooli dhe Manchester United ndanë pikët në “Anfield” (0-0) në një sfidë emocionuese dhe me shumë raste, por që i mungoi “qershia mbi tortë”, goli.

“Djajtë e Kuq”, duhet theksuar ishin më pranë fitores, teksa Alisson të paktën në dy raste u mohoi gola të sigurtë futbollistëve miq.

Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ruan kreun e Premier Leagues-s, me 37 pikë, tri më shumë se Liverpooli, që mbetet në vendin e tretë me një pikë më pak se Leicester City.

Sa i përket kronikës, momenti më i vështirë në pjesën e parë ishte ai minutës së 34-t, me Bruno Fernandesin që provoi nga goditja e lirë, por topi shkoi ngjitur më shtyllën.

Në minutën e 62-të pati drithërima në portën e “Djajve të Kuq”. Lëviz bukur Firminho brenda zonës, pason për Salah, që mes disa mbrojtësve arrin të godasë, por topi i devijuar përfundon jashtë.

Vetëm pak çaste më vonë, Bruno Fernandes godet drejtpërdrejt në duart e Alisson, i cili 10 minuta më vonë bëri mrekullinë, duke i mohuar golin portugezit nga një distancë e afërt.

Minutat e fundit ishin edhe më emocionuese, me aksione në të dy krahët.

Alcantara vuri në provë në të 78-ën De Gean me një goditje nga distanca, për të ardhur më pas te mrekullia e Alisson, që sikurse në rastin e Fernandesit i mohoi golit francezit Pogba.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e fundit, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave për të rrëmbyer fitoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco