Napoli i Hysajt luan tenis me Fiorentinën

Napoli i Hysajt luan tenis me Fiorentinën

14:40, 17/01/2021

Napoli ka mundur me rezultatin e thellë 6-0 skuadrën e Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie-A.

Ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën e Gattusos që kaluan në avantazh në minutën e 5-të, me anë të Lorenzo Insigne-s.

Violët u përpoqën të reagonin, por napoletanët i dhanë një goditje të fortë skuadrës së Prandelit, pasi në harku kohor të 9 minutave arritën që të shënonin tre gola: Diego Demme (36), Hirving Lozano (38) dhe Piotr Zielinski (45).

Edhet në pjesën e dytë vendasit nuk u ndalën, teksa shënuan edhe dy herë të tjera, me Insinjen në minutën e 72’ dhe Politanon në minutën e 89’.

Napoli ngjitet kështu në vendin e tretë me 34 pikë, duke lënë pas Juventusin dhe Romën, dhe duke iu dërguar një mesazh të qartë bardhezinjve të Pirlos, me të cilët do të përballen pas 3 ditësh për Superkupën e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco