VIDEO/ Chelsea fiton me vështirësi ndaj Fulhamit

VIDEO/ Chelsea fiton me vështirësi ndaj Fulhamit

21:41, 16/01/2021

Chelsea ka marrë një rezultat pozitiv ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Premier League.

Fulham ishte kompakt në pjesën e parë, deri në momentin e përjashtimit të Robinson i cili bëri një ndërhyrje ne Cesar Azpilicueta dhe u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën 44′.

Pjesa e dytë filloi me iniciativën e Chelsea, kjo pasi edhe Fulham ishte me 10 lojtarë në fushë, dhe si duket kjo gjë i dha kurajo “The Blues”. Golin e vetëm të takimit e realizoi Mount në minutën e 78’ për t’i dhuruar 3 pikë të arta Chelseas.

Tashmë skuadra e Chelseas qëndron në vendin e 7-të me 29 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco