Tirana del nga makthi i barazimeve, bardheblutë mposhtin Kastriotin në 'Selman Stermasi'

Tirana del nga makthi i barazimeve, bardheblutë mposhtin Kastriotin në 'Selman Stermasi'

15:50, 16/01/2021

Tirana ka dalë triumfues nga dueli me Kastriotin, duke thyer tersin e barazimeve në kampionat. Bardheblutë fituan me përmbysje 2-1 ndaj krutanëve, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Fillimisht, ishte sulmuesi Devid Santana që kaloi Kastriotin në avantazh. Brazilian shfrytëzoi shumë mirë një krosim i ardhur nga e majtë, për ta dërguar topin në rrjetë (minuta, 21).

Megjithatë, Tirana arriti të përmbyste gjithçka falë golave të shënuar nga Idi Batha (35) dhe Ernest Muçit (51), 2 minuta para se në fushë të futej Tulant Seferi, i cili bëri debutimin me bardheblutë ditën e sotme.

Tirana u ngjit në vendin e 5-të të renditjes me 20 pikë, ndërsa Kastrioti ndodhet një vend më poshtë me 17 pikë të grumbulluara.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco