Materazzi: Ja çfarë do të bëja në dhomat e zhveshjes para Inter - Juventus. Ata besojnë se...

Materazzi: Ja çfarë do të bëja në dhomat e zhveshjes para Inter - Juventus. Ata besojnë se...

21:55, 15/01/2021

Ish-mbrojtësi i Italisë dhe Inter-it, Marco Materazzi, ka folur për Inter-Juventus në një  intervistë të dhënë për Inter TV.

– Nëse do të kthehesha tek Inter, si do ta ndalje CR7?

“Eh, kjo është e vështirë për të gjithë. Them gjithmonë se kam patur gjithmonë fat që nuk jam përballur kurrë me atë ose Messi-n. Kamq enë me fat, jam përballur me Ronaldo-n e vërtetë, por, me  gjithë respektin, mendoj se Cristiano është një fenomen. Po e tregon vit pas viti”.

– A është më e vështirë për një mbrojtës me VAR?

“Do të ishim përshtatur, në ndonjë mënyrë. Më pas duhet parë nëse shkojnë te VAR, sepse nuk kanë shkuar gjithmonë, veçanërisht në ndeshje të tilla. Unë do të isha përshtatur”.

– Çfarë fjalimi do të mbaje para Inter-Juve për lojtarët e Conte-s?

“Se do të përballemi më të fortët, ata mendojnë se janë të tillë, janë mbrapa në renditje, Juventus ka më shumë për të humbur. Nëse do të humbin, siç shpresoj të ndodhë, do të shkonin pak më mbrapa. Mendoj se tri pikët kanë një rëndësi jetike për ne”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco