Ky është lojtari më i mirë i muajit në Premier League

Ky është lojtari më i mirë i muajit në Premier League

21:46, 15/01/2021

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është shpallur futbollisti më i mirë i muajit dhjetor në Premier League.

Tre gola dhe katër asiste ishin të mjaftueshme për yllin portugez ta fitojë përsëri këtë çmim. Ylli i Manchesterit e ka fituar për të katërtën herë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit.

Kështu, Bruno Fernandes bëhet futbollisti i vetëm që e fiton katër herë brenda një viti kalendarik këtë çmim. Ai ka realizuar 15 gola dhe tetë asistime në 23 ndeshjet e tij në Premierligë dhe Champions League me Manchester Unitedin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    >
    Denonco