'Jemi në krizë totale'/ Hallaçi: Është e pafalshme që humbëm...

'Jemi në krizë totale'/ Hallaçi: Është e pafalshme që humbëm...

20:38, 15/01/2021 Trajneri i Kukësit, Raman Hallaçi foli pas humbjes ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-1. Tekniku verilindor, u shpreh tepër i zhgënjyer për situatën që po kalon klubi, ku në prononcimin për “Gol pas Goli”, deklaroi:

SITUATA E VËSHTIRË- Situata është jashtëzakonisht e vështirë. I thashë skuadrës që të kishim kujdes dhe nuk duhet ta humbisnim këtë ndeshjen. Moment jashtëzakonisht i vështirë. Krizë totale. Këto ishin mundësitë në këto moment. Vllaznia ishte më lartë se ne, ishin më lirshëm. Kur je në gjendje krize duhet të shtangohesh shumë nga mbrapa. Më vjen keq, sepse morëm një gol nga gabim teknik. Shkuam te porta, por duhet të shënosh. Duhet ta pranojmë se jemi në situatë jashtëzakonisht të vështirë.

TITULLI DHE PROBLEMET- Fjala titull kampion, nuk duhet të përmendet më. Tani duhet të mendojmë si të dalim nga kjo situatë e rënduar. Ka lojtarë cilësor, por nuk po japin atë që duhet. Po vuajmë si skuadër në total, nuk është se po vuan në një repart. I thashë skuadrës vetëm mos u humbasim. Të paktën të merrnim 1 pikë. Në këto momente që flasim, kaq ishte mundësia. Nuk e di çfarë do bëjmë në të ardhmen. Do flasim edhe me drejtuesit.

Ngërçi psikologjik është i pranishëm. Të gjithë së bashku duhet të japim maksimumin. Kemi pasur gjendjen e rënduar. Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin më shumë përsipër. Skuadra e Kukësit nuk ka qenë asnjëherë në këtë situatë kaq të vështirë.

MOS E TEPROJNË LOJTARËT ME VETBESIMIN? Vllaznia është cinike, ka avantazhe, është në vendin e parë, luajnë më lirshëm. Edhe po të humbisnin sot, nuk iu ndodhte asgjë. Nuk është puna te vetëbesimi. Është e pafalshme për ne që mos marrim 1 pikë. Por kuptohet është situatë e ndërlikuar shumë. Jemi për t’u kritikuar nga i pari tek i fundit.

KALENDARI- Nuk mund të themi që Vllaznia është e vështirë, Apolonia e lehtë. Problemi është te vetja jonë. Kemi folur vazhdimisht në analizat teknike, vjen një moment që analizat nuk kanë vlerë, në fushë është komplet ndryshe. Duhet karakter. Ndaj jemi zhytur në këtë situatë të vështirë.

GABIMET TE GOLI- Kemi folur me lojtarët anësor gjatë gjithë kohës, që të qëndrojnë të mbyllur. Pjesën e parë shkuam mirë dhe pjesën e dytë të njëjtën gjë iu thashë. Gabime teknik na penalizoi shumë. Edhe te mesi i fushës kemi vuajtur, ishim më dobët se radhët e tjera”, u shpreh Hallaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco