Përfundojnë pjesët e para në Kategoria Superiore, ja rezultatet...

Përfundojnë pjesët e para në Kategoria Superiore, ja rezultatet...

18:55, 15/01/2021

Ka përfunduar në barazim pa gola pjesa e parë mes Kukësit dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Në 45 minutat e para skuadrat u treguan mjaft të kujdesshme, duke mos prodhuar shumë raste shënimi.

Rasti i parë në pjesën e parë, do të regjistrohej në minutën e 27, me verilindorët që ishin shumë pranë golit me Leirën, por topi i goditur me kokë nga braziliani u ndal nga portieri i shkodranëve, Zogovic.

Kur po mbyllej pjesa e parë, Vllaznia ishte pranë golit me Fjoart Jonuzit. Tentativa e tij shkon ngjitur me trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Tafas.

 

Në këtë momente po luhet edhe sfida mes Teutës dhe Bylisit. Durraskët po fitojnë me rezultatin minimal 1-0 ndaj ballshiotëve.

Golin për skuadrën bregdetare e realizoi Lorenco Vila në minutën e 28-të të takimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco