Zyrtare/ Rooney tërhiqet nga futbolli, emërohet trajner i skuadrës së njohur

Zyrtare/ Rooney tërhiqet nga futbolli, emërohet trajner i skuadrës së njohur

17:09, 15/01/2021

Wayne Rooney tërhiqet nga futbolli. Sulmuesi legjendar i Manchester United dhe Anglisë ka vendosur t'i përkushtohet me kohë të plotë rolit të tij të ri si trajneri i Derby County, aktualisht të tretët nga fundi në Championchip.

Ish-lojtari, siç u njoftua nga klubi anglez në Twitter , ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me ta.

Kjo do të jetë aventura e parë si trajner për 35-vjeçarin, i cili tashmë do të kërkojë sukseset në futboll, nga një pozicion tjetër. Rooney ishte emëruar përkohësisht në dhjetor në drejtimin e skuadrës, teksa tashmë është vendosur që ai të qëndrojë aty dhe ta mbyllë me futbollin e luajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco