Dëmtimi i Neymar nervozon të atin: Arbitrat po inkurajojnë dhunën

Dëmtimi i Neymar nervozon të atin: Arbitrat po inkurajojnë dhunën

15:31, 14/12/2020

Neymar pritet shumë shpejt t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të zbuluar shkallën e dëmtimit që pësoi në humbjen 0-1 të PSG-së ndaj Lyonit.

Dyshohet se braziliani ka frakturë në kyçin e këmbës. “Ylli” i “Seleçaos” u largua me barelë nga fusha dhe me lot në sy, çka shtoi frikën për një dëmtim serioz.

Për këtë episod ka reaguar menjëherë në Instagram, babai i Neymarit, duke akuzuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes.

“Arbitrat po inkurajojnë dhunën. Dreqi e mori, deri kur? Kemi folur shumë për këtë lojë të dhunshme në futboll! Pse të mos ndaloni menjëherë, në faullin e parë? Pse duhet pritur i shtati, i teti apo i nënti? A duhet të shikojmë VAR-in për kuptuar që është për karton të kuq dhe dëbim nga fusha? A na duhet VAR-i që të vërejmë një ndërhyrje të dhunshme si kjo?

Një lojtar ndërhyn në mënyrë të papërgjegjshme, të dhunshme, anash, kalon hapësirën fizike të një tjetri, madje pa i dhënë një mundësi mbrojtjeje. Me këtë ne ushqejmë këta lloj lojtarësh. Është futbolli ai që humbet. Deri kur do të fajësohet viktima? Ne duhet të vlerësojmë se kush kontrollon topin, kush ka mundësi të mbrohet … Çfarë të bëjmë?!”, shkruan babai i Neymar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco