Nedved i kujton Juventusit eliminimin nga Lioni: Pres shumë vështirësi edhe nga Porto

Nedved i kujton Juventusit eliminimin nga Lioni: Pres shumë vështirësi edhe nga Porto

14:39, 14/12/2020

Pas shortit të Championsit, ku Juventusi do të përballet në sfidën me eliminim direkt ndaj Portos në të 1/8-at e finaleve të kompeticionit më madhor europian, fjalën për koment e mori zëvendëspresidenti bardhezi, Pavel Nedved, ku komentoi këtë përballje.

“E kam deklaruar dhe sezonin e kaluar kur u përballëm ndaj Lionit, që këto skuadra si Porto ose Lion janë mësuar të luajnë këto sfida, duke parë impenjimin e tyre në Europë prej vitesh. Pres shumë vështirësi, e njoh trajnerin e tyre që në kohën kur kemi qenë tek Lazio. Është një trajner shumë i mirë që luan me një modul 3-5-2 të organizuar mirë. Për ne do të jenë dy ndeshje shumë të vështira”, deklaroi Nedved.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco