Lazio përballë Bayernit në Champions, Inzagi: Një stimul të luash kundër kampionëve të Europës

Lazio përballë Bayernit në Champions, Inzagi: Një stimul të luash kundër kampionëve të Europës

14:17, 14/12/2020

Trajneri i Lazios, Simone Inzagi, ka komentuar shortin e Champions-it, ku skuadra e tij do të ketë përballë kampionin në fuqi të Europës, Bayernin e Mynihut.

Tekniku italian ka folur në mikrofonat e “SKY Sport”, duke deklaruar se do të jetë një stimul i madh që skuadra bardhekaltër do të përballet me kampionët e Europës:

“Do të përballemi me kampionët e Europës, do të jetë një stimul i madh për ne, për t’u rritur, por dhe për të bërë më mirë. Tani duhet ta nisim si nga fillimi, duke kuptuar këtë gjë të madhe që kemi bërë deri tani.

Të ndeshesh me kampionët e Europës duhet të jetë një motiv stimuli për rritjen, por edhe se Lazio dëshiron të arrijë të shfaqë kualitetin e saj që ka në organikë”, theksoi trajneri i Lazios, Simone Inzagi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco