U ndalua për tejkalim shpejtësie, gjobitet Mesut Ozil

U ndalua për tejkalim shpejtësie, gjobitet Mesut Ozil

10:36, 14/12/2020

Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, është detyruar të paguajë një gjobë prej 1300 eurosh teksa u kap në tejkalim shpejtësie në 2 korrik të këtij viti.

Mesfushori gjerman kërkoi nga një gjykatë britanike që të mos i hiqej licenca.

Në korrikun e këtij viti, Ozil u ndalua nga policia rrugore teksa po i jepte automjetit të tij me shpejtësi 156 km/h, por ai u justifikua se ngatërroi njësitë e shpejtësisë milje për orë (mph) me km/h.

Prej 6 muajsh, Ozil nuk po luan fare teksa është lënë mënjanë nga trajneri Arteta për shkak të mosmarrëveshje me Arsenalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco