Borea vazhdon pa humbje, mposht edhe Llapin

Borea vazhdon pa humbje, mposht edhe Llapin

10:15, 14/12/2020

Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e tetë në Ligën e Dytë të Meshkujve. 

Ndeshja kryesore është zhvilluar ndërmjet Boreas dhe Llapit. Skuadra pejane ka vazhduar me fitore, duke triumfuar 77:66. Për skuadrën pejane kjo ishte fitorja e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara, kurse skuadra llapjane pësoi humbjen e dytë, ndërsa kanë edhe gjashtë fitore.

Kaçaniku ka shënuar fitoren e dytë (ka edhe 4 humbje), duke mundur Dukagjinin 57:45. Dukagjinasit kanë një fitore dhe gjashtë humbje. 
Gjakova e Re ka shënuar fitore ndaj Dardanëve me rezultat 75:70. Të dy skuadrat tani kanë nga pesë fitore dhe tri humbje.

Fitore shënoi edhe skuadra tjetër e qytetit, Gjakova, që mundi United Basketball 67:46. Gjakova ka tri fitore dhe katër humbje, kurse United Basketball tetë humbje në tetë ndeshje të zhvilluara. 

Në ndeshjen tjetër Fushë Kosova ka mundur Sferën me rezultat 72:57. Fushë Kosova ka tri fitore dhe katër humbje, kurse Sfera pesë fitore dhe tri humbje. 

Liga e Dytë e Meshkujve – Java 8
Kaçaniku - Dukagjini 57:45
Gjakova e RE - Dardanët 75:70
Gjakova - United Basketball 67:46
Borea - Llapi 77:66
Fushë Kosova - Sfera 72:57.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco