VIDEO/ Ndërhyrja e lojtarit të Lionit dëmton Neymarin, largohet me barelë duke qarë

VIDEO/ Ndërhyrja e lojtarit të Lionit dëmton Neymarin, largohet me barelë duke qarë

09:06, 14/12/2020

Humbje me Lionin dhe zbritje nga kreu i renditjes. Por gjithçka kalon në plan të dytë për PSG-në, kur në fundin e ndeshjes Neymar dëmtohet rëndë dhe rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Ndodh sërish në momentin më të mirë të sezonit pas ndeshjes fantastike kundër Bashakshehirit, ku shënoi 3 gola dhe fitoi 1 penallti.

Lioni po bënte gjithçka për ta ndalur brazilianin duke shkaktuar faulle të shumta ndaj tij.

Por ai i fundit ishte në limitet e “barbaritetit”. Ndeshja ishte drejt fundit dhe në minutën e 86-të, Tiago Mendesh bën një ndërhyrje shumë të ashpër, në limitet e rregullores.

Kavilja e Neymarit u ndrydh mes këmbëve të patriotit të tij dhe nuk mundi të vazhdonte më lojën.

Ai ndjeu dhimbje të forta dhe e kuptoi që bëhej fjalë për diçka të rëndë.

Mendesh u largua nga fusha me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it.

Neymar nuk i mbajti lotët dhe tani është në ankth për të kuptuar kohën e rikuperimit nga ky dëmtim.

Ai u largua nga fusha me barelë dhe kjo është shqetësuese. Në Paris kanë kryqëzuar gishtat që dëmtimi të mos jetë i rëndë, por kjo do të kuptohet nga ekzaminimet e mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco