Andi Lila në ‘Fair Play’: Vllaznia, vlerë e shtuar e kampionatit, meriton notën 10

Andi Lila në ‘Fair Play’: Vllaznia, vlerë e shtuar e kampionatit, meriton notën 10

22:45, 13/12/2020

I ftuar në studion e emisionit “Fair Play” me gazetaren Enkeleida Zeko në Syri TV është kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, Andi Lila, i cili dha mendimin e vet për Vllazninë kryesuese të Superligës.

“Vllaznia është vlerë e shtuar e kampionatit tonë. Jo shumë njerëz do të mendonin se Vllaznia në javën e 8-të do të ishte në krye. Meriton notën 10, por pa yll akoma. Më parë Vllaznia ka patur probleme me trajnerët, por me Berdaric ka fituar qetësinë. Shpresoj që ta vazhdojë gjatë këtë ritëm.

Dua ta shoh në javët në vazhdim se si do ta ruajë vendin e parë. Besoj se në janar do të ketë edhe përforcim dhe them që Gilman Lika do të jetë shtimi i cilësisë së grupit”, deklaroi Andi Lila në “Fair Play”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco