Borussia e Dortmundit shkarkon trajnerin Lucien Favre

Borussia e Dortmundit shkarkon trajnerin Lucien Favre

22:00, 13/12/2020

Drejtuesit e Borussias së Dortmundit shkarkuan trajnerin Lucien Favre pas poshtërimit që pësuan verdhezinjtë brenda në shtëpinë e tyre nga ekipi i Shtutgartit.

Borusia e Dortmundit ka fituar vetëm 1 nga 5 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet, një ecuri vërtet tepër negative, që përkon edhe me dëmtimin e qendërsulmuesit Erling Haaland, që mungoi në katër takimet e fundit dhe do të kthehet në fushat e lojës vetëm në muajin janar.

Humbja e rëndë 5-1 që pësuan verdhezinjtë brenda në stadiumin “Signal Iduna Park” përfaqëson disfatën e tretë rresht në shtëpi për Dortmundin, që më herët ishte mundur gjithashtu edhe nga kampionët në fuqi të Bajernit të Mynihut si dhe nga ekipi i Këlnit.

Me një ecuri të tillë skuadra rrëshqiti në vendin e pestë në kampionatin gjerman, pra jashtë zonës Champions, në kuotën e vetëm 19 pikëve, pas 11 javëve të para.

Lajmi i shkarkimit të trajnerit Lucien Favre u konfirmua nga vetë krerët e klubit, që nuk e falën aspak veteranin zviceran, për këtë seri negative të skuadrës.

Vetë 63-vjeçari helvet e konsideroi si fatkeqësi humbjen e rëndë me Shtutgartin në shtëpi, ndërkohë drejtimi i ekipit i është besuar asistentit të tij Edin Terzic.

38-vjeçari me origjinë nga Ish-Jugosllavia ka drejtuar ekipet e moshave të klubit verdhezi, sidoqoftë ish-sulmuesi i një sërë klubeve në nivelet amatore të futbollit gjerman do të udhëheqë paraprakisht skuadrën deri në fund të sezonit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco