VIDEO/ Rei Manaj bëhet hero i derbit Barcelona-Espanjol

VIDEO/ Rei Manaj bëhet hero i derbit Barcelona-Espanjol

21:07, 13/12/2020

Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj, është kthyer te goli me skuadrën e tij, Barcelona B.

Futbollisti kuqezi shënoi golin e fitores 2-1 në derbin e Segunda Divizionit kundër Espanjolit B.

Në minutën e 80-të, 23-vjeçari merr topin dhe nuk pason, duke i shpëtuar markimit të një futbollisti kundërshtar.

Më pas, ai pret drejt qendrës dhe duke parë daljen e portierit nga porta godet lehtësisht.

Goli i ka dhënë 3 pikë të rëndësishme Barcelonës B, e cila renditet në vendin e shtatë në grupin A3 të Segunda Divizionit me 10 pikë.

Ky është goli i pestë që Manaj shënon me Barcelonën B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco