FOTO/ Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 8-të, Vllaznia ruan kryesimin

FOTO/ Renditja e Superligës pas ndeshjeve të javës së 8-të, Vllaznia ruan kryesimin

20:38, 13/12/2020

Vllaznia vazhdon të kryesojë kampionatin edhe pas javës së tetë të Kategorisë Superiore.

Shkodranët kanë grumbulluar 19 pikë pas 8 takimesh, teksa sot fituan sfidën e rëndësishme me Partizanin 1-0.

Kuqeblutë konfirmohen si pretendentë seriozë për titullin kampion.

Kukësi nuk u ndahet shkodranëve në garë për trofeun teksa siguroi fitoren e pestë radhazi. Verilindorët nuk e patën të vështirë të thyenin Skënderbeun me rezultatin 3-1.

Skuadra e Skënder Gegës ka 3 pikë më pak se Vllaznia dhe tashmë ka gjetur ritmin e duhur për titullin.

Zhgënjen Partizani i Ilir Dajës në Shkodër. Edhe pse pritej që të kuqtë të reagonin pas dy barazimeve 0-0 me Tiranën dhe Teutën, 16-herë kampionët e Shqipërisë prodhuan lojë të vakët ndaj Vllaznisë.

Me dy pikë në 3 ndeshjet e fundit, Partizani ka grumbulluar 12 pikë në vendin e tretë.

Tirana barazon rivalët e përjetshëm me pikë pas fitores 3-0 ndaj Apolonisë. Bardheblutë e Nevil Dedes nuk vuajtën ndaj fierakëve dhe tashmë shohin nga pjesa e sipërme e renditjes.

Teuta “ngrin” sërish në barazim për herë të gjashtë radhazi. Edhe pse durrsakët dominuan ndaj Laçit në shtëpi, skuadra e Edi Martinit shpërdoroi sërish raste shënimi duke mos dalë ende nga ngërçi psikologjik. Durrsakët renditen në vendin e pestë me 10 pikë.

Kastrioti bën regres ku pas 4 ndeshjesh ka grumbulluar 2 pikë. Krutanët u mposhtën nga Bylisi 2-1, i cili mori fitoren e parë në këtë sezon. Skuadra e Ramazan Ndreut renditet në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Teutën.

Laçi qëndron në vendin e shtatë me 8 pikë, ndërsa Bylisi kalon në vendin e tetë me një pikë më pak se kurbinasit.

Ndërsa Skënderbeu e sheh veten për herë të parë pas shumë në zonën e rënies nga Kategoria Superiore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco