Serie A/ Shënon 2 gola me penallti, Ronaldo i jep fitoren Juventusit në transfertë

Serie A/ Shënon 2 gola me penallti, Ronaldo i jep fitoren Juventusit në transfertë

20:17, 13/12/2020

Juventusi mposhti Genoan në javën e 11-të të Serisë A, me rezultatin 1-3, duke siguruar triumfin e 6-të në kampionat.

Kampionët në fuqi të Italisë, janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Milanit, me 3 pikë më pak dhe 1 ndeshje më shumë se skuadra e Piolit.

Për sa i përket ndeshjes së sotme, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Dybala zhbllokoi sfidën në minutën e 57-të, teksa Sturaro vendosi baraspeshën në të 61-tën.

Për t’i dhuruar 3 pikë të arta bardhezinjve mendoi Ronaldo, që në minutat 78-të dhe 89-të, realizoi dopjetë nga pika e bardhë e penalltisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco