Duka mesazh ngushëllimi për vdekjen e Oto Bariç: Një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria

Duka mesazh ngushëllimi për vdekjen e Oto Bariç: Një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria

19:54, 13/12/2020

Koronavirusi i mori jetë ditën e sotme në moshën 87-vjeçare, ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Bariçit.

Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që e ka cilësuar Bariçin si një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria, teksa i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, Federatës Kroate të Futbollit dhe miqve të shumtë.

“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç.

Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.

Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!”, shkruhet në mesazhin ngushëllues të Dukës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco