Skënder Gega bën krahasimin e Kukësit me Partizanin që e shpalli kampion

Skënder Gega bën krahasimin e Kukësit me Partizanin që e shpalli kampion

19:32, 13/12/2020

Skënder Gega ruan profilin e trajnerit me këmbë në tokë edhe pas fitores së Kukësit me Skënderbeun.

Në intervistën me “Gol pas Goli” trajneri i verilindorëve vuri theksin te disiplina taktike, si thelbësore për vazhdimësinë e rezultateve.

Konsolidimi i skuadrës: “Dihet, një shtëpi apo makinë kur ndërrohet do kohën e vet. Futbolli është ndonjëherë i padurueshëm, unë s’e kam hequr kurrë përgjegjësinë dhe nuk e kam humbur durimin dhe besimin, por duke ruajtur edhe balancat. Edhe në dy ndeshjet e para kam thënë që dy humbje të humbin apo të japin kampionatin. Ekipi po konsolidohet, po njohim njëri-tjetrin, fizikisht jemi mirë dhe ka rëndësi trepikëshi për të vazhduar ecurinë e mirë.

Krahasimi me Partizanin e Gegës: “Në fund bëhen llogaritë. Gjeta një Partizan me eksperiencë dhe me këmbë të freskëta. Besoj se i morëm 100% të gjithëve. Ky ekip ka shumë cilësi, Është i talentuar, kemi nevojë për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur nga ana disiplinore, nuk duhet të dorëzohemi taktikisht. E kam të vështirë të bëj paralelizma, nuk është se dua të jem diplomat, do isha njeriu më i lumtur nëse ndodh e njëjta gjë edhe te Kukësi”.

Disiplina  taktike: “Kemi cilësi, por nuk të arrijmë atu ku duam nëse presim vetëm nga faza sulmuese. Duhet të shtohet disiplina taktika, është një lojë grupi futbolli”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco