Serie A/ Napoli fiton me përmbysje në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

Serie A/ Napoli fiton me përmbysje në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

17:58, 13/12/2020

Kanë përfunduar tri sfidat e orës 15:00 të Serisë A italiane.

Roma shkatërroi që në pjesën e parë Bolonjën në transfertë me rezultatin 1-5.

Napoli përmbysi rezultatin ndaj Sampdorias në stadiumin “Diego Armando Maradona” duke triumfuar 2-1.

Golat u shënuan nga Jankto për miqtë në minutën e 20′. Napoletanët përmbysin gjithçka në minutat 53′ dhe 68′ me anë të dy lojtarëve zëvendësues, Lozano dhe Petanja.

Atalanta mposht Fiorentinën në shtëpi 3-0. Golat u shënuan nga Gosens në minutën e 44′.

Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Malinovski në të 55′ minutë. Goli i nokautit erdhi nga një goditje këndi ku Gjimshiti asistoi me një spond për Toloin duke shënuar golin e 3-0 në minutën e 63′.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco