Gol dhe asist, Muçi shkëlqen në fitoren e Tiranës ndaj Apolonisë

Gol dhe asist, Muçi shkëlqen në fitoren e Tiranës ndaj Apolonisë

15:45, 13/12/2020

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Apolonisë në Selman Stërmasi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.

Pavarësisht se pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, bardheblutë e dominuan takimin nga fillimi deri në fund, me një Ernest Muçi që zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer. Djemtë e Nevil Dedes në fragmentin e dytë të lojës, arritën të shënonin plot 3 herë.

Ismailgeci, ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 49-të. Ndërkohë që Batha, pas asistit fantastik të Muçit, dyfishoi shifrat në të 77-të. Kapiteni i Tiranës, i ktheu “reston” 3 minuta nga fundi talentit bardheblu, me një asist nga mesi i fushës, ku Muçi nuk fali duke vulosur shifrat në 3-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco