Serie-A/ Fantastik Inter, zikaltërit fitojnë me përmbysje ndaj Cagliarit

Serie-A/ Fantastik Inter, zikaltërit fitojnë me përmbysje ndaj Cagliarit

14:55, 13/12/2020

Të eliminuar nga të gjitha kompeticionet evropiane pas barazimi kundër Shakhtar Donetsk (0-0), skuadra e Inter u kthye në Serie A për t'u përballur me Cagliari.

Më në fund, klubi Lombard u rikthye tek fitorja, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Cagliarin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në kampionatin italian.

Pritej që zikaltërit të fitonin lehtësisht ndaj ekipit nga Sardenja. Mirëpo nuk ndodhi ashtu pasi skuadra Antonio Conte-s e pa veten në disavantazh, pak para përfundimit të pjesës së parë, pas një goli të shënuar nga sulmuesi Ricardo Sottil, i cili mposhti Handanovic me një diagonal të saktë me të majtën.

Conte provon të ndryshojë skuadrën në pjesën e dytë dhe hedh në fushë fillimisht Hakimin e më pas Young, Sensin e Lautaron, por goli i barazimit vjen vetëm në minutën e 77’, kur Nicolo Barella u koordinua saktë dhe dërgoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri Cragno.

Vetëm 7 minuta më vonë D’Ambrossio merr vendin e Hakimit të dëmtuar dhe topin e parë që prek, e dërgon në rrjetë, pasi krosimi i Barellës ishte perfekt në shtyllën e dytë dhe mbrojtësi italian nuk ngurroi të shënojë e t’u japë avantazhin zikaltërve.

Cagliari provoi të reagojë dhe në një këndore në minutat shtesë, në zonën e Interit shkoi edhe portieri Alessio Cragno, por më pas kundërsulmi foli për zikaltrit, me Lukakun që mori topin në gjysmëfushën e tij, dribloi edhe portierin e shkoi I qetë me portën e boshatisur, ku shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur suksesin e Interit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco