Kategoria Superiore/ Tirana - Apolonia, ja si rreshtohen skuadrat

Kategoria Superiore/ Tirana - Apolonia, ja si rreshtohen skuadrat

13:20, 13/12/2020

Tirana do të luajë me Apoloninë në “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 13:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Kategorinë Superiore.

Bradheblutë futen në fushë vetëm me një objektiv, për të marrë fitoren dhe të vazhduar rezultatet pozitive, pas 3 pikëshit të marrë ndaj Laçit në ndeshjen e fundit në kampionat.

Nga ana tjetër, Apolonia pasi mori fitoren e parë për këtë sezon ndaj Skënderbeut, do të kërkojë të surprizojë edhe Tiranën, ku do ishin të kënaqur edhe me një barazim. Për sa i përket formacioneve, Torasa ka kaluar dëmtimin e pësuar dy ditë më parë në stërvitje dhe është zgjedhur titullar nga Dede për ndeshjen e sotme:

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci, Torasa, Danso, Muçi. Trajner: Nevil Dede.

Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Bumbar, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Ejoh, Kumani, Gjata. Trajner: Nikolin Çoçlli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco