U përfol për një largim nga Manchester United, Paul Pogba thyen heshtjen

U përfol për një largim nga Manchester United, Paul Pogba thyen heshtjen

12:55, 13/12/2020

Kohët e fundit, është përfolur shumë mbi të ardhmen e Paul Pogba. Mediat angleze raportonin se mesfushori francez kishte vendosur të largohej nga Manchester United në fund të sezonit, të përfocuara dhe nga deklarata e agjentit të tij Mino Raiola. Ata e akuzonin Pogba

Së fundmi, 27 vjeçari ka thyer heshtjen, teksa reagoi përmes një postimi në “Instagram”, ku tregoi dhe një herë përkushtimin e tij ndaj “Djajve të Kuq”. Ai e la të hapur derën për një largim nga United, por thekson se tashmë ai është i përqëndruar vetëm tek ata.

“Unë gjithmonë kam luftuar dhe do të luftoj gjithmonë për Manchester United, shokët e mi të skuadrës dhe tifozët. ‘Bla bla bla’ nuk është e rëndësishme. E ardhmja është larg, sot është ajo që ka rëndësi dhe unë jam i përfshirë 1000%!.

 

 

Së bashku gjithmonë jemi të fortë… Gjithçka ka qenë e qartë midis klubit dhe vetes sime që në fillim dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Kur nuk e dini se çfarë ndodh brenda, më mirë mos flisni”, përfundon Pogba shkrimin e tij krahas fotos.

Ditën e djeshme, trajneri i United Ole Gunnar Solskjaer u pyet në lidhje me këtë temë, ku u shpreh se Pogba gjithmonë ka punuar në të mirë të klubit.

"Në të kaluarën, futbollistë të ndryshëm nuk pranuan të stërviten dhe të luajnë, ata nuk janë më në klub, natyrisht. Paul nuk e bëri kurrë atë gjë. Ai gjithmonë ka vullnetin për të luajtur, siç ishte rasti kundër Leipzig ku ndikimi i tij ka qenë pozitiv, ” shpjegoi norvegjezi në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Manchester City-n (0-0).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco