Superiore/ Luhen sot ndeshjet e javës së 8-të, spikat dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit

Superiore/ Luhen sot ndeshjet e javës së 8-të, spikat dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit

10:12, 13/12/2020

Kategoria Superiore zbret sot në fushë më ndeshjet e javës së pestë.

Pesë sfida do të luhen këtë të diel, me 2 ndeshje që do të zhvillohen në orën 13:45 dhe 3 të tjerat në orën 16:45.

Bylis pret Kastriotin në “Adush Muça”, me ballshiotët që do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat ndaj krutanëve, që vijnë me synimin për të dalë me pikë nga ky takim.

Ndërsa, kampionët në fuqi të Superligës, Tirana do të ndeshet me Apoloninë në “Selman Stermasi”.  Një sfidë jo e lehtë për bardheblutë, të cilët do tentojnë të vijojnë ecurinë pozitive, pas fitores në Laç.

Në 16:45, do të luhen edhe ndeshjet më interesante. Takimi më i pritur nga sportdashësit është ai mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cili do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shkodranët janë skuadra surprizë e sezonit, pasi ndonëse me afrime të shumta dhe një trajner pa eksperiencë në futbollin shqiptar, po zhvillojnë lojëra të bukura dhe janë me meritë në krye të renditjes me 16 pikë të grumbulluara.

Përballë shkodranëve do të jetë skuadra që bashkë me Teutën ka pësuar më pak gola në këto 7 javë të para, vetëm dy të tillë. Trajneri Ilir Daja ka bërë një punë mjaft të mirë me “të kuqtë”, duke i kthyer soliditetin në prapavijë, por për të parë më lart ka nevojë për ca gola më tepër.

Një tjetër përballje mjaft interesante është ajo mes Teutës dhe Laçit, po në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, ku do të bëjë debutimin si trajneri i kurbinasve edhe trajneri I mirënjohur Shpëtim Duro.

Kukësi - Skënderbeu është një tjetër sfidë e javës së 8 që do të startojë në orën 16:45. Pak vite më parë kjo ishte një përballje për titull, ishte sfida kryesore e Superiores, por pas dënimit të korçarëve gjërat kanë ndryshuar dhe duket paksa e vështirë për diferencat që kanë edhe këtë vit në renditje, që të nxjerrësh një rivalitet nga ndeshja e sotme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco