Vedat Muriqi, një ‘mister’ te Lazio

Vedat Muriqi, një ‘mister’ te Lazio

17:12, 11/12/2020

Eksperienca e Vedat Muriqit te Lazio nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sulmuesi kosovar nuk po arrin ende të ambientohet në ekipin italian, të cilit iu bashkua në fund të verës nga Fenerbahçe për 17,5 milionë euro, plus 1,5 milion të tjera nga premiot.

Prizrenasit iu dha rasti disa herë, sidomos kur mungonte Ciro Immobile, por ai nuk ia doli të linte gjurmë në ekipin e Simone Inzaghit.

Ai i ka zhvilluar 293 minuta dhe ka treguar pak, shkruan portali italian “ilmessaggero.it”.

Deri tani ka dhuruar vetëm një asisti, edhe pse detyrë e tij është goli.

Natyrisht, ai kishte edhe arsye pasi së pari vinte nga një lëndim që e kishte pësuar me ekipin turk, e më pas u prek edhe nga koronavirusi.

Sidoqoftë, tifozët e Lazios po i presin me padurim golat e 26 vjeçarit.

Dhe, kjo pritje do të zgjasë deri në fund të sezonit dhe nëse golat nuk arrijnë deri në atë periudhë, ish-futbollisti i Rizesporit rrezikon ta ketë fatin e Valon Berishës, duke u huazuar në një ekip tjetër apo duke u shitur përfundimisht.

Te Lazio është e qartë se Muriqi ka konkurrencë të fortë, pasi krahas tij në sulm synojnë të luajnë Immobile, Correa dhe Caicedo.

Ky i fundit e shfrytëzoi rastin disa herë duke shënuar gola apo duke kontribuuar në mënyra të tjera në fushën e blertë.

Dy golat që i shënoi së fundmi me Kosovën nuk e kanë ndihmuar ende Muriqin që të zhbllokohet edhe te Lazio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco