Talenti hungarez shumë pranë nënshkrimit me klubin e njohur gjerman

Talenti hungarez shumë pranë nënshkrimit me klubin e njohur gjerman

16:26, 11/12/2020

Dominik Szoboszlai është një nga emrat më të përfolur në mediat evropiane. Mesfushori 20 vjeçar ka zhvilluar paraqitje fantastike me fanellën e klubit të Salzburg (9 ndeshje, 4 gola dhe 5 asiste më kampionatin austriak), duke ngjallur interesimin e skuadrave të njohura si Arsenal, Milan, PSG, Real Madrid dhe Leipzig.

Mirëpo siç raportojnë mediat gjermane, prërtej interesimit të shumë klubeve evropiane, Szobozlai do t’i qëndrojë besnik kompanisë Red Bull. Talenti hungarez pritet të firmosi me Leipzig, që ka të njëjtin pronar me Salzburgun, ndaj janë sistemuar të gjithë detajet e operacionit që pritet të finalizohet gjatë muajit janar.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia, ka bërë që klubet europiane të ofrojnë shumë më pak nga sa pretendon Salzburg, që në këtë mënyrë ka zgjedhur rrugën tjetër, ta transferojë te Leipzig për t’u rritur edhe më tej dhe për ta shitur më pas një apo dy vite më vonë, me një çmim shumë më të lartë sesa aktualisht.

Dominik Szoboszlai ishte shumë pranë transferimit te Milani gjatë verës, por Salzburg refuzoi ofertën prej 25 milionë eurosh të kuqezinjve dhe në këtë mënyrë këta të fundit vendosën të investojnë për blerjen e Sandro Tonalit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco