Klubi i Serie A konfirmon 2 raste me Koronavirus

Klubi i Serie A konfirmon 2 raste me Koronavirus

16:26, 11/12/2020

Koronavirusi nuk i ndahet Serisë A. Skuadra e Bolonjës ka njoftuar se kanë rezultuar të infektuar dy anëtarë të stafit.

Përmes një komunikate për shtyp në website-n e saj zyrtare, Bolonja njofton praninë e dy pozitivëve në grupin e skuadrës kuqeblu.

“Klubi i Bolonjës njofton se pas testeve të kryera, dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë rezultuan pozitivë. Sipas protokollit, autoritetet lokale shëndetësore u njoftuan dhe të gjithë anëtarët e stafit janë vetë-izoluar. Aktiviteti stërvitor i skuadrës po vazhdon rregullisht”, përfundon komunikatën klubi nga Emilia-Romanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco