Neymar zgjidhet lojtari i javës në Champions League!

Neymar zgjidhet lojtari i javës në Champions League!

16:10, 11/12/2020

Të mërkurën në mbrëmje, pothuajse 24 orë pas incidentit që ndodhi në stadiumin “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain fitoi lehtësisht 5-1 në fushën e tyre përballë Basaksehir, duke u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampioneve si e parë e grupit, duke lënë pas Leipzig. Një kualifikim në të cilën ra në sy paraqitja e futbollistit brazilian, Neymar. 27 vjeçari arriti të realizonte një hat-trick ndaj ekipit turk, duke treguar një nivel të shkëlqyer loje.

Sigurisht që performanca e sulmuesit brazilian nuk mund të kalonte pa u vënë re nga sytë e UEFA-s. Sot, Neymar, është zgjedhur lojtari i javës në Champions League nga UEFA. Një shpërblim mëse i merituar për O’Ney.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco