Nuk luan Shaqiri/ Klopp: Ne thjeshtë duam që të fitojmë çdo ndeshje

Nuk luan Shaqiri/ Klopp: Ne thjeshtë duam që të fitojmë çdo ndeshje

15:35, 11/12/2020

Trajneri Jurgen Klopp ka folur në prag të përballjes kundër Fulhamit e cila zhvillohet ditën e diel e vlefshme për Premier Leaguen.

Gjermani ka njoftuar fillimisht se Kostas Tsimikas dhe Diogo Jota, janë në dyshim për t’u aktivizuar për shkak të lëndimeve. Asnjë lojtar tjetër nuk do të rikthehet, duke përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin.

“Ne thjeshtë duam që të fitojmë çdo ndeshje. Vitin e kaluar ne ishim nën presion nga vetvetja dhe tani nuk shikojmë fare çfarë po bëjnë ekipet e tjera. Është shumë herët që të flasim për titullin kampion. Duhet të krijojmë një bazë të fortë për gjithë vitin”, deklaroi Kloppi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco