Kandidati për president tek Barcelona: Do ta bind Messin mos largohet

Kandidati për president tek Barcelona: Do ta bind Messin mos largohet

10:10, 11/12/2020

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, beson se mund ta bindë Lionel Messin që të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Leo është në fundin e kontratës dhe nga janari është i lirë të flasë me cilindo klub për të planifikuar të ardhmen e tij larg skuadrës së Barcelonës.

 “Jam i bindur që me një projekt konkurrues, emocionues dhe veçanërisht në rastin e Messi mund të shkojë edhe përtej ditës kur ai të mbyllë karrierën – ne do ta bindim atë të qëndrojë tek Barcelona”, tha Font për ESPN.

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e këtij sporti, numri 1 në botë. Nëse e humbim imagjinoni se çfarë do të thotë kjo”, tha Font.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco