Vllaznia merr lajmin e keq, humb sulmuesin e njohur

Vllaznia merr lajmin e keq, humb sulmuesin e njohur

09:55, 11/12/2020

Lajm i keq për Vllazninë në prag të javës së 8-të të Kategorisë Superiore.

Sulmuesi kenian, Ismael Dunga, është larguar nga Shqipëria për të zgjidhur problemet që ka me dokumentacionit. Mësohet se ish-sulmuesit të Luftëtarit dhe Tiranës i përfundonte leja e qëndrimit në vendin tonë dhe nuk mund ta rinovonte pa marë pasaportën (i kishte skaduar afati i vlefshmërisë). Për të sqaruar opinionin publik për këtë çështje ka folur për mediet drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati:

“Dungës i ka skaduar pasaporta. Menduam çdo formë, por nuk mund ta shmangnim paraqitjen për të dhënë të dhënat biometrike. Kemi bërë përpjekjet maksimale. Vizën e ka gati në Egjipt dhe për një periudhë afro 2-javore do të rikthehet në Shkodër. Sot, është nisur nga Shkodra, biles ka mbërritur në Itali”.

Trajneri Brdaric nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin në momentin më të mirë të ekipit kuqebu. Dunga nuk do të mund të japë kontribut për ekipin Shkodra ndoshta në të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij viti: Me Partizanin, Laçin dhe Apoloninë. Mbetet për t’u parë nëse do të kthehet në Shkodër në fund të vitit për Skënderbeun dhe Tiranën./ss

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco