Bayern dhe Barcelona në garë për talentin e së ardhmes

Bayern dhe Barcelona në garë për talentin e së ardhmes

09:14, 11/12/2020

Boubacar Kamara po llogaritet si njëri nga lojtarët më të mirë në kampionatin francez.

Mesfushori i talentuar i Olympique Marseille prej tri vitesh po shkëlqen me këtë skuadër dhe tani ka zgjuar interesimin e ekipeve të mëdha europiane.

Kamara luan në pozicionin e mesfushorit defensivë, por ai në disa raste luan edhe si qendër mbrojtës. Manchester City insistoi për transferimin e tij në verën e këtij viti, por në fund nuk u arrit një marrëveshje me Marseillen për çmimin e tij. Gjithsesi tani në garë për lojtarin janë futur dy skuadrat tjera të mëdha, Bayern Munich dhe Barcelona.

L’Equipe ka shkruar se të dyja këto skuadra janë të gatshme ta transferojnë Kamaran gjatë merakos së janarit. 21-vjeçari është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierë dhe për këtë ai e ka njoftuar edhe klubin e tij. Marseille synon që nga shitja e super talentit të tyre të fitojë mbi 40 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco