Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes në Europa League, Milani siguron me fat vendin e parë

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes në Europa League, Milani siguron me fat vendin e parë

23:04, 10/12/2020

Mision i përmbushur nga Milani. Kuqezinjtë fituan 1-0 në fushën e Spartës së Pragës me gol të Hauge në minutëm e 23-të dhe falë suksesit 3-2 te Celtic Glasgow-t ndaj Lille e mbyllin Grupin H në Europa League në vendin e parë, me 13 pikë, dy më shumë se francezët e Lille.

E mbyll fazën e grupeve në vendin e parë edhe Tottenhami, që fitoi 2-0 ndaj Antwerpit me gola të Carlos Vinicius dhe Los Celsos. Londinezët parakaluan në sprintin final në Grupin J pikërisht belgët, që e mposhtën 2-0 ekipin e Mourinhos në sfidës e zhvilluar në Belgjikë. Po në këtë grup, LASK Linzi fitoi 3-1 ndaj Ludogorets.

Në Grupin K, Wolfsberger e siguroi kualifikimin pasi mposhti 1-0 Feyenoordin e Roterdamit, me gol të Loveljic, ndërsa Dinamo e Zagrebit, që e kishte siguruar më parë kualifikimin, iu imponua 3-1 CSKA-në e Moskës.

Maccabi Telaviv ruajti vendin e dytë në Grupin I, pasi mposhti një rival direkt si Sivaspori me rezultat të ngushtë 1-0. Këto janë rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00.

Rezultatet:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco