Bardhi: Nuk dolëm në lojën për shkak të cilësisë së fushës

Bardhi: Nuk dolëm në lojën për shkak të cilësisë së fushës

21:35, 04/12/2020

Me një rol të ri në fushën e lojës, Jurgen Bardhi ishte një nga më të mirët në fushë për Partizanin, ndërsa në një prononcim pas ndeshjes,  theksoi se ndihet më mirë kur luan si mesfushor dhe pranoi se cilësia e fushës ndikoi në lojën e të kuqve.

Jeni i kënaqur me barazimin, duke parë si rrodhi loja?
"Ne luajmë në çdo ndeshje për fitore, por më vjen keq për lojën që zhvilluam, pasi nuk arritëm të bëjmë atë që kishim punuar në stërvitje dhe nuk iu përgjigjëm kërkesave të trajnerit.

Duket se po shfaqeni shumë mirë në pozicionin e ri, pak më i tërhequr…
Unë e kam thënë gjithmonë që roli im i preferuar dhe ku ndihem më mirë, është në mesfushë. Aty kam luajtur edhe më të rinjtë dhe ia kërkova këtë edhe trajnerit, që ma plotësoi dëshirën e tani po bëj më të mirën time në fushë.

A ndikoi frika për të mos humbur në barazimin e sotëm?
Jo, pasi nuk kishim presion për të mos humbur, por nuk arritëm të dalim në lojën tonë, kjo edhe për shkak të cilësisë së fushës, që nuk ishte aspak e mirë dhe na vështirësoi punën.

A mendoni se ky derbi konfirmoi se Partizani ka shanse për të shkuar te titulli?
E kam thënë gjithmonë, që duke parë përbërjen e skuadrës, por edhe punën e trajnerit Daja, kemi të gjitha mundësitë për të arritur objektiva madhorë. Po luajmë mirë, qarkullojmë shumë topin, argëtohemi dhe marrim rezultate pozitive, ndaj shpresoj të vazhdojmë kështu e madje të përmirësohemi edhe më tej," u shpreh Bardhi për "Super Sport".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco