Muçi: Rasti? Ishte gjykimi i arbitrit, por për mua ishte penallti

Muçi: Rasti? Ishte gjykimi i arbitrit, por për mua ishte penallti

20:44, 04/12/2020

Nuk pati fitues në derbin midis Tiranës dhe Partizanit (0-0), e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.

Një minutë para se të përfundonte ndeshja, Tirana kërkoi një penallti pas rrëzimit brenda zonës të Muçit pas duelit me Asanin. Të gjithë protestojnë tek arbitri i cili vazhdoi lojën pavarësisht se kishte kontakt mes dy futbollistëve.

Në përfundim të ndeshjes, Erneset Muçi, njeriu që ishte protagonist në atë rast, ka folur për mediat ku u shpreh se për mendimin e tij ishte penallti, por arbitri e gjykojë ndryshe.

 “Për mendimin tim dhe të shumë të tjerëve ishte penallti. Ishte gjykimi i arbitrit, por për mua ishte penallti. Nuk ndihem i vjedhur, Tirana është munduar të fitojë në fushë dhe nuk ka nevojë për ndihmën e të tjerëve, duhet të fitonim, pasi luajtëm mirë. Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë dhe duhet të fitonim. Kemi fituar besim. Shokët e ekipit më pasojnë gjithmonë, për të shënuar ose asist janë cilësitë e mira, sot nuk ishte dita e mirë.

 

Ndryshimi i pozicionit në sulm? Unë kam dy vjet këtu dhe nuk kam luajtur asnjëherë në të njëjtin pozicion. E rëndësishme është që të jemi grup dhe t’i fitojmë ndeshjet. Sot nuk na dolën një 2-3 kombinime, do kishim shënuar nëse do na kishin dalë kombinimet. Në fillim Asani më tha që nuk ishte penallti, por më pas e ndryshoi pak mendimin. Nuk e di sa gola do shënoj, do mundohem të bëj sa më shumë, por të shikojmë.”, u shpreh Muçi për “Super Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco