Dede: Më vjen keq që arbitri nuk akordoi penallti, Tirana po rritet

Dede: Më vjen keq që arbitri nuk akordoi penallti, Tirana po rritet

20:24, 04/12/2020

U mbyll në barazim pa gola derbi mes Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.

Një minutë para se të përfundonte ndeshja, Tirana kërkoi një penallti pas rrëzimit brenda zonës të Muçit pas duelit me Asanin. Të gjithë protestojnë tek arbitri i cili vazhdoi lojën pavarësisht se kishte kontakt mes dy futbollistëve.

Pas përfundimi të sfidës, trajneri i bardhebluve, Nevil Dede në një prononcim për mediat u shpreh se  se i vjen keq që arbitri nuk e akordoi penallti rastin e Muçit në fund të ndeshjes.

Ndërsa, për sa i përket skuadrës së tij ai u shpreh se po rritet nga ndeshja në ndeshje.

Ndeshja– E kam thënë edhe në ndeshjet e kaluar që skuadra po rritet. Ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka kohë që stërvitet me grupin më të plotë, ne kemi pasur mungesa. Lojtarët sakrifikuan shumë dhe meritojnë komplimente.

Skema– Është një ide që ne e kemi provuar edhe me Bylisin. Kjo skuadër mund të japë edhe me këtë skemë. Besoj deri diku bëmë mirë, por e mira s’ka fund. Besoj që ishim me potentë në fushë, kërkuam më shumë, zotëruam pjesën më të madhe në fushë.

Muçi– Unë mendoj se treshja e sulmit bënë mirë. Kemi një skuadër të re. Po përpiqemi t’i japim zemër këtyre lojtarëve. Nuk vertikalizuam në situata të veçanta. Muçi e bëri punën e tij.

Rasti në fund- Nuk do them gjë për arbitrin, ishte një ndeshje korrekte. Më vjen keq që arbitri e gjykoi ndryshe. Por siç gabojnë lojtarët gabojnë edhe arbitrat. Njerëz jemi të gjithë.

Sulmi– Danso bëri mirë vetëm presionin. Por në pjesën tjetër ku dinamika e ndeshjes mund të ndryshojë ne nuk bëmë mirë. Muçi dhe Danso mund të bënin më mirë. Më vjen keq për djemtë për atë që dhanë në fushën e lojës. Duhet të kemi më shumë ikë, barazimi nuk lë shije të mirë. U munduam që të mos gabon im dhe mendoj se 90% të rasteve ishim në ekuilibër. Presionet e Partizanit në fillim të pjesës së dytë na vunë në vështirësi. Diferencat janë të vogla dhe një detaj bën ndryshimin,” u shpreh Dede për “Super Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco