Tirana - Partizani/ Përfundon pjesa e parë, lojë e balancuar

Tirana - Partizani/ Përfundon pjesa e parë, lojë e balancuar

18:53, 04/12/2020

Është mbyllur në barazim pa gola (0-0) pjesa e parë e ndeshjes midis Tiranës dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë Superiore.

Pavarësisht se loja ishte e qetë, gjatë fraksionit të parë, nuk kanë munguar rastet për gol nga skuadrat. Fillimisht ishin bardheblutë që tentuan në portën e "të kuqve", me anë të Ardit Tolit. Mbrojtësi 23 vjeçar provoi me një goditje nga jashtë zone, që u ndal nga portieri Alban Hoxha (minuta, 17).

Por, rastin më të pastër e pati skuadra e Partizanit, që iu afrua golit me Jurgen Bardhin. Pas një harkimi nga këndi, futbollisti i kuq, goditi bukur me kokë, por u ndal nga gardiani bardheblu, Visar Bekaj (minuta, 26).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco