Arsenali vazhdon pa humbje në Europa League, mposht Rapidin e Vjenës

Arsenali vazhdon pa humbje në Europa League, mposht Rapidin e Vjenës

23:20, 03/12/2020

Arsenali e ka mposhtur Rapidin e Vjenës në “Emirates” duke vazhduar rrugëtimin pa humbje në Europa League.

Topçinjtë arritën të siguronin kualifikimin në raundin tjetër pasi mposhtën 4-1 skuadrën austriake në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve në Europa League.

Golat për Arsenalin u shënuan nga Lacazette (10’); Pablo Mari (18’); Eddie Nketiah (44’) dhe Emile Smith Rowe (66’), kurse për austriakët golin e vetëm e realizoi Koya Kitagawa (47’).

Arsenali ka një rekord të mirë në Europa League sivjet pasi nga 5 ndeshje skuadra londineze ka shënuar 16 gola.

Rezultatet e ditës së enjte në Europa League:

Image

Renditja në Grupin B:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco